Minatori kandidon për deputet, Debreshi: Statusi i minatorit, pika kryesore që do çoj në Kuvend

Shqipëria

Minatori kandidon për deputet, Debreshi: Statusi i minatorit, pika kryesore që do çoj në Kuvend

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:58
Elton Debreshi

Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi, do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si kandidat i pavarur për qarkun e Dibrës.

Ky fakt është lajmëruar nga vetë Sindikata, e cila ka bërë publike nismën që pritet ta konkretizojë me mbledhjen e rreth 1300 firmave të nevojshme që i duhen atij për të kandiduar si i pavarur në zgjedhje.

Debreshi, thotë se është statusi i minatorit pika kryesore që ai do të përpiqet ta ngrejë si çështje, nëse arrin që me 25 prill të sigurojë mandatin në Kuvend.

“Minatorë dhe ish-minatorë thanë se e vetmja mundësi që të miratohet statusi i minatorit është kjo rrugë që ne kemi zgjedhur për një kandidat të pavarur dhe pa ngjyra politike.”

Kreu i Sindikatës, Elton Debreshi, thotë se ai nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike.

“Nuk do të bashkohem me asnjë parti politike, ne do të mbajmë qëndrimin tonë dhe do të kërkojmë atë që na takon.”

Debreshi duhet të dorëzojë firmat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për t’u konfirmuar kandidat i pavarur deri me datën 7 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat