Dhuna në Elbasan, Komisioni i Disiplinës ndëshkon Partizanin

Shqipëria

Dhuna në Elbasan, Komisioni i Disiplinës ndëshkon Partizanin

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:24
Elbasan

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF publikon vendimet lidhur me ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë Superiore.

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan është pezulluar me 2 ndeshje, për protestë, ndërsa klubi ballshiot është dënuar me gjobë 100,000 lekë, për mos përmbushje të detyrimeve.

Gjithashtu gjobës nuk i ka shpëtuar as Partizani, që për shkak që për të njëjtën akuzë, është dënuar me 200,000 lekë gjobë si dhe të dëmshpërbleje brenda 15 ditëve, dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena”.

VENDIMET E DISIPLINËS:

1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Derbi i djeshëm Partizani-Tirana, i luajtur në “Elbasan Arena” dhe i mbyllur me fitoren 1-0 të “Të Kuqve”, nisi me përplasje mes tifozerive.

Si pasojë e përplasjes së dhunshme mes tifozëve kanë mbetur të lënduar të paktën 3 persona.

Po ashtu, u thyen xhamat e dy lokaleve në Elbasan, një në afërsi të qendrës së qytetit dhe një në afërsi të stadiumit.

Ndërkohë, si rezultat i këtyre akteve, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, Stiven Vojka dhe Kevi Beqiraj, dhe procedohen penalisht 14 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat