Grida Duma sfidon kryeministrin dhe i nxjerr videon: Ka gënjyer për shifrat e viktimave nga Covid-19

Shqipëria

Grida Duma sfidon kryeministrin dhe i nxjerr videon: Ka gënjyer për shifrat e viktimave nga Covid-19

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:31
Grida Duma dhe Edi Rama

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video-montazh ku shkruan se kryeministri Rama ka gënjyer për shifrat e viktimave nga Covid-19.  

Duma i kërkon Ramës t’u japë llogari mijëra familjarëve që kanë humbur të afërmit nga koronavirusi.

Sipas saj, shifra 1296 viktima është shumë e ulët, pasi sipas përllogaritjeve që nga fillimi I pandemisë kanë humbur jetën 6 mijë shqiptarë.

Statusi i plotë:

Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat