Fushata e vaksinimit/ Godole: Shqipëria nuk është prona private e asnjërit, mostransparenca shqetësuese

Shqipëria

Fushata e vaksinimit/ Godole: Shqipëria nuk është prona private e asnjërit, mostransparenca shqetësuese

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:23
Jonila Godole

Në një intervistë për Ora News, pedagogia Jonila Godole foli në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga qeveria shqiptare.

Ajo tha se në situatën që ndodhemi, nuk ka skenarë që kënaqin të gjitha palët, sepse në rast të një izolimi strikt ka pakënaqësi, por edhe në rast të një lirie si në rastin e Suedisë, sërish do të kishte pakënaqësi pasi numri i vdekjeve do të jetë më i madh.

Pedagogen Godole më së shumti e shqetëson mungesa e transparencës për  prejardhjen e vaksinës që iu injektua mjekëve.

“Të gjithë politikanët në këtë situatë pandemie, çfarëdo mase të marrësh, e të ndiqje modelin e Suedisë që e la pak më të hapur, të kishte më shumë të vdekur prapë do të quhej gabim. Të qëndronim të mbyllura prapë do të ishte gabim. Nuk e di nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve e marrin seriozisht këtë gjë. Nuk kemi ende analiza, se si e shikon qytetari shqiptar menaxhimin e pandemisë. Duket se është minorancë dhe unë bëj pjesë tek kjo minorancë që dua transparencë, kërkoj nga deputetët tanë të ngrenë kartonët dhe të votojnë pasi kanë lexuar dokumentet dhe nuk mundemi të funksionojmë në këtë mënyrë dhe gjithçka ta bëjë një person. Shqipëria nuk është prona private e asnjërit. Mungesa e transparencës më shqetëson shumë”, tha Godole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat