Skandali me Manastirliun/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un

Shqipëria

Skandali me Manastirliun/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:59
Ogerta Manastirliu

Një ditë më parë u bë e ditur një tjetër skandal.

SPAK liroi nga dyshimet ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, edhe pse tha se ishte provuar se kitet dhe respiratorët ishin blerë tre herë më shtrenjtë se çmimi i tregut.

Gazetari Klodian Tomorri e quan një skandal, duke kërkuar që të hetohet vetë SPAK.

“Vini nën hetim SPAK-un.

Justifikimi i djeshëm i SPAK për tenderat emergjentë të Covid-it ishte i turpshëm. Prokuroria pranon që kitet u blenë me çmim 3 herë më të shtrenjtë se tregu, por sipas saj ministria e Shëndetësisë nuk ka faj.

As anëtarët e Komisionit nuk kane faj- thotë prokuroria- përveçse duhet të jenë më vigjilentë herën tjetër dhe të verifikojnë çmimet e tregut ndërkombëtar. Çmenduri.

Ajo që ka ndodhur është e qartë. Respiratorët nga 2 mijë euro që kushtonin në treg, u blenë me 6400 euro. Kitet nga 2 dollarë, u blenë me 6 dhe 9 dollarë. Qytetareve shqiptare iu grabitën miliona euro, ndërsa SPAK thotë se nuk ka vepër penale, thjesht komisioni gaboi pak se nuk verifikoi çmimet në tregun ndërkombëtar.

Vini nën hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokurorët t’i kthejnë ata lekët e qytetarëve që avulluan me tenderat e Covidit. Kaq e thjeshtë është.

Ku ka garë në botë që prokurohet me vlere tre herë më të lartë se tregu dhe nuk mban njeri përgjegjësi. Nuk është 10 për qind më shumë, as 20 për qind. Madje as 100 për qind. Është trefish. Janë miliona euro që u janë marre qytetarëve padrejtësisht duke shfrytëzuar krizën. Ndërsa disa njerëz vdisnin nga virusi, disa të tjerë fitonin miliona duke bërë biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, ajo kompania që del te përgjimet e Ndraghetës, ka marrë miliona e miliona euro tendera publike, pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë. Madje me 2017-ën, kur kanë ndodhur ato përgjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin më të madh të buxhetit të shëndetësisë. Të parën. Por edhe këtu ka qenë çështje vigjilence, si gjithmonë,” shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat