SPAK po heton tenderat për maskat dhe ushqimet, merret në pyetje Olta Xhaçka

Shqipëria

SPAK po heton tenderat për maskat dhe ushqimet, merret në pyetje Olta Xhaçka

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:35
Olta Xhaçka

Mësohet se SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet, ku po verifikohet roli i ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.

SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Për këtë arsye mësohet se është marrë në pyetje ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. SPAK po verifikon rolin e Olta Xhaçkës në këto tendera.

Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë.

Ndërsa tenderi i dytë është ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë, që është denoncuar nga Partia Demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat