Përgjimet e antimafias, LSI: Hetim mafias të ulur këmbëkryq në Tiranë për shkak të qeverisë dhe Bashkisë

Shqipëria

Përgjimet e antimafias, LSI: Hetim mafias të ulur këmbëkryq në Tiranë për shkak të qeverisë dhe Bashkisë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:40
Petrit Vasili

Në lidhje me përgjimet e antimafias italiane ka reaguar sot nënkryetari I LSI-së Petrit Vasili.

“Të gjithë shqiptarët janë tronditur rëndë mbrëmë, pasi janë njohur me përgjimet dhe veprimet e anti-mafies italiane, e cila veç të tjerave, ka nxjerrë në shesh se mafia dhe Ndragheta italiane janë ulur këmbëkryq në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Ndragheta provohet qartësisht që i ka fijet shumë pranë dhe e lidhur njësh me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Leje ndërtimi pa fund, biznesi i plehrave, dhjetëra e dhjetëra tenderë, licenca me qindra, çojnë vetëm në një drejtim: Në lidhjet Bashki-Qeveri të bëra tashmë njësh me Ndragheta-n italiane.“

Ai tha se antimafia ka bërë detyrën e saj ndërsa i bëri thirrje SPAK të mos qëndrojë inaktive por të nisë menjëherë hetimet.

Anti-mafia italiane e ka kryer punën e saj në raport me qytetarët e saj dhe në respekt të plotë të ligjit, me shumë guxim dhe kurajë, duke zbërthyer lidhjet e mafiozëve dhe nuk ka kursyer për këtë arsye as euro deputetë, biznesmenë, avokatë e të tjerë persona të lidhur në qefullin famëkeq të mafies.

SPAK duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë që është sot përpara një prove vendimtare, po e theksoj një prove vendimtare për të, për ekzistencën, për emrin, për reputacionin dhe për qenien e tij si institucion.
Sot Shqipëria është provuar që ndodhet në duart dhe kthetrat e Ndragheta-s italiane dhe kjo është realizuar falë pushtetit të Rilindjes, të bërë njësh me të.

Ndragheta provohet qartësisht që i ka fijet shumë pranë dhe e lidhur njësh me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Leje ndërtimi pa fund, biznesi i plehrave, dhjetëra e dhjetëra tenderë, licenca me qindra, çojnë vetëm në një drejtim: Në lidhjet Bashki-Qeveri të bëra tashmë njësh me Ndragheta-n italiane.“

Vasili e mbylli deklaratën duke nënvizuar se drejtësia sot është në provë

“Koha nuk pret. SPAK është në provë, drejtësia është në provë, por edhe të gjithë qytetarët janë në këmbë për ta mbrojtur deri në fund veten dhe ekzistencën e tyre. Ndaj e kemi thënë dhe e them sërish që më 25 prill shqiptarët do të votojnë për Shqipërinë, gjithashtu do të votojnë edhe për të mbrojtur veten e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat