Tronditëse! Dy vjet abuzim sek*ual me një vajzë të mitur, përfundon në qeli 45-vjeçari

Shqipëria

Tronditëse! Dy vjet abuzim sek*ual me një vajzë të mitur, përfundon në qeli 45-vjeçari

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:36
Ilustrim

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45 vjeçar i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një të mitur.

Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet N.E.

Dyshohet se ai ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomiko sociale, në të cilën ndodhej familja e të miturës, duke abuzuar me vajzën.

Mësohet se ai ishte komshi me familjen e vajzës.  Abuzimi seksual sipas hetimit ka vazhduar për gati dy vite, pra në kohën kur e mitura ishte 10 vjeçe. Familja e vajzës ka bërë kallëzim dhe fillimisht çështja ishte hetuar nga prokuroria e Shkodrës. Kjo prokurori ka shpallur moskopetencën duke ia kaluar prokurorisë së Kukësit dosjen për hetime të mëtejshme.

Prokuroria dy ditë më parë ka urdhëruar arrestimin e 45-vjeçarit, i cili sot është lënë në burg nga gjykata, deri në mbyllje të hetimeve të plota.

Por pas denoncimit shtetasi N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se ai është i divorcuar.

Familja e vajzës  jeton në Kukës në një varfëri ekstreme dhe ka 4 fëmijë.

Në fillim të janarit një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur u denoncua edhe në Sarandë. Njerku u arrestua pasi akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëshortes së tij për disa vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat