Kallëzimi për abuzim me tenderët e ushtrisë gjatë pandemisë: SPAK merr në pyetje ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Shqipëria

Kallëzimi për abuzim me tenderët e ushtrisë gjatë pandemisë: SPAK merr në pyetje ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:42
Olta Xhaçka

Hetimet disamujore të SPAK pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike në prill të 2020-ës, kanë mbërritur deri tek ish-ministrja e Mbrojtjes.

Në vijim të verifikimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme, mësohet se në muajin dhjetor është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe ish-ministrja Olta Xhaçka lidhur me procedurat e ndjekura për tenderët mbi blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë, por edhe për blerjen e materialeve mbrojtëse për ushtrinë lidhur me COVID-19.

Partia Demokratike kallëzoi edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët sipas burimeve nga SPAK janë thirrur më herët për të deklaruar pozicionin e tyre.

Kallëzimi i Partisë Demokratike u depozitua për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë dhe drejtohej edhe kundër shoqërive tregtare të cilët janë shpallur fituese.

Aktualisht burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se po verifikohet nëse nga kallëzimi, por edhe deklarimet e personave të pyetur ka element të veprave penale që lidhen me abuzimet me tenderët.

Pak kohë më parë Partia Demokratike depozitoi një tjetër kallëzimin penal kundër ish-Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe autoriteteve të forcës ajrore për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat