Soko: Kullat nuk ndërtohen si nevojë, janë parkingje parash të pista

Shqipëria

Soko: Kullat nuk ndërtohen si nevojë, janë parkingje parash të pista

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:10
Pano Soko

Eksperti i ekonomisë Pano Soko për Ora News ka thënë se kullat në qytetin e Tiranës janë një mënyrë për të pastruar paratë e pista.

Sipas Sokos, kullat po ndërtohen sepse i wshtw gjetur njw burim financimi nga paratw e krimit dhe tw korrupsionit.

Soko: Për sa kohë që kullat nuk ndërtohen se i kërkojnë njerëzit apo bizneset, për sa kohë që numri i bizneseve ngelet po ai dhe nuk ka shtesa në sipërmarrje, nuk ka investime që do të duhet të justifikonin edhe ndërtimin e këtyre kullave, atëherë logjika e pastër të çon në faktin që këto kulla po ndërtohen sot, sepse është gjetur burimi i financimit. Ky burim normalisht që nuk do të vinte nga ekonomia e pastër, por rrjedhimit do të vinte nga një ekonomi e zezë, e krimit dhe korrupsionit. Praktikisht kjo ka qenë edhe spuntoja që gjatë gjithë kohës që është marrë në analizë Bashkia e Tiranës, është folur për lejet e shumta të ndërtimit.

Pavarësisht premtimeve elektorale të Veliajt, në kemi parë që Tirana gjatë këtyre viteve mban numër rekord lejesh ndërtimit qoftë në metra katrorë apo në vëllim ekonomik transaksioni që kanë pasur këto leje ndërtimi. Në thelb këto kulla nuk ndërtohen se ka nevojë për to, por janë parkingje parash të pista. Ky është biznesi që fshihet këtu brenda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat