Përgjimet e antimafias, Soko: Lajm shumë i keq! Një histori e vjetër bashkëpunimi

Shqipëria

Përgjimet e antimafias, Soko: Lajm shumë i keq! Një histori e vjetër bashkëpunimi

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:25
Pano Soko

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka folur për Ora News në lidhje me përgjimet e publikuara, ku mafia italiane është e përfshirë në transaksionet e ndërtimeve në Tiranë.

Soko ka thënë se ky është një lajm shumë i keq për vendin tonë, teksa shton se këto bashkëpunime janë të hershme.

Soko: Vëllimi i transaksioneve është shumë i madh, vëllimi i metrave katrorë është shumë i madh. Të arrihet dhe të jepet 3 mijë metra katrorë për ndërtim, madje për momentin është duke shkuar diku te 4, përmasa është jashtëzakonisht shumë e madhe. Këtu ka një bum, normalisht nëse vendos koificentët përkatës, me një hamendësim timin praktikisht nuk më del që të mbulohet transaksioni i grupeve kriminale shqiptare sado të forta qofshin. Gjithë ky vëllim ekonomik i krijuar, nuk përballohet dot vetëm me paratë e këtyre grupeve.

Indicet kanë qenë që këtu ka pasur ndërhyrje dhe të grupeve kriminale ndërkombëtare me famë si Ndraghetës. Nuk është hera e parë që ata përmenden në historinë shqiptare, pasi vetëm para një viti ne patëm përfshirjen në një tjetër sektor, në pastrimin e qytetit, ku përsëri dolën elementë të përfshirjes së mafias italiane në transaksionet që kryenin njësitë bashkiake në Tiranë. Kjo është një histori e vjetër bashkëpunimi. Është një lajm shumë i keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat