Dokumenti/ Përgjimet e antimafias italiane, krerët e ‘Ndrangheta-s’ flasin për njeriun e besuar të Ilir Metës

Shqipëria

Dokumenti/ Përgjimet e antimafias italiane, krerët e ‘Ndrangheta-s’ flasin për njeriun e besuar të Ilir Metës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:42
Ilir Meta

Detaje të rënda dalin në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, për lidhjen e organizatës kriminale me politikanë në Shqipëri.

Mësohet se në dokumentin e siguruar nga Report Tv, ‘Princi’ i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta.

Në bisedën me Gallo, D’Alessandro thotë se është duke i ka telefonuar Kulla

D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla, që është presidenti.  Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë. Mund të informohesh.

Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat