Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha: Do garoj në qytetin e Tiranës

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha: Do garoj në qytetin e Tiranës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:30
Foto Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga emisioni ‘Kjo javë’ e gazetares Nisida Tufa në News 24 ka zbardhur edhe qytetin ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

‘Tirana më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës.

Kur mbi 80% duan ndryshim, padiskutim në këtë përqindje të madhe ka dhe shumë socialistë’

Basha u ndal edhe te procesi i emërimit të koordinatorëve.

‘Procesi i emërimit të koordinatorëve po ndodh me konsultim me gjithë bazën e anëtarësisë.

Janë vendimet e kryesisë dhe të Këshilllit Kombëtar ato që do të finalizojnë listën tonë.

Lista e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë një listë konkurruese por e pakonkurrueshme me kundërshtarin tonë politik sa i përket integritetit, aftësive, përvojës por, dhe risive  dhe energjisë për t'u përballur me të keqen për të triumfuar mbi të keqen.

Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat