Varieteti më i rrallë i limonit në botë rritet edhe në Shqipëri

Shqipëria

Varieteti më i rrallë i limonit në botë rritet edhe në Shqipëri

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Shqipëria është e bekuar me të mirat që ofron. Ndër to është edhe një lloj shumë i veçantë limoni.

Njihet me emrin finger lime (limon gishti) ose caviar lime, pasi në brendësi i tëri është rruaza të vogla dhe emrin latinisht e ka “citrus australasica” për shkak të prejardhjes nga Australia.

Shqipëria është ndër të paktat vende në Mesdhe që po e kultivon këtë varietet të shumë kërkuar.

“Finger lime” është një produkt që kërkohet shumë në botë, pasi me të përgatitet haviari një nga produktet më të shtrenjta në botë.

Ky varietet unik limoni vjen në formë të stërzgjatur dhe ka aromë shpërthyese, të freskët pak a shumë si menta.

Ka shijen e thartë të limonit tipik bashkuar edhe me aromën tipike të barishteve.

Tuli i këtij limoni përmban disa kokrriza të vogla të njohura si perlat e vogla të limonëve gisht, ato janë të forta, me lëng brenda.

Dallimi me limonët tradicionalë është se ky lloj limoni nuk shtrydhet.

Ai pritet në mes dhe kokrrizat e tij konsumohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat