Rrezikohet përmbytja e zonave fushore në Shkodër dhe Lezhë

Shqipëria

Rrezikohet përmbytja e zonave fushore në Shkodër dhe Lezhë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:48
Shqipëri

Gjatë orëve të fundit, e gjithë zona veriore e Shqipërisë është përfshirë nga rreshje intensive të shiut, që rrezikojnë përmbytje në Shkodër dhe në Lezhë, zona këto që u përmbytën edhe gjatë javës së dytë të këtij muaji.

Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujërave dhe Mjedisit paralajmëroi mbi rrezikun e përmbytjeve përgjatë datave 23 deri më 26 janar.

Ai u kërkuar bashkive të zonës veriore të Shqipërisë që të marrin masat e nevojshme dhe të njoftojnë popullatën.

Kronika:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat