Ndahet nga jeta profesori i njohur i Fakultetit Ekonomik

Shqipëria

Ndahet nga jeta profesori i njohur i Fakultetit Ekonomik

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:51
Luigji Vaso

Ditën e sotme është ndarë nga jeta profesori i njohur Luigji Vaso, i cili ka dhënë mësim në katedrën e Universtetit Ekonomik në lëndën e kontabilitetit.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije profesori i Ekonomikut Fatmir Memaj.

Ai shkruan se profesori ishte model i përkushtimit dhe korrektësisë në punë, i respektuar nga të gjithë.

“Sa e vështirë është të shkruash lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Prof. Luigj Vaso. Profesori ishte model i përkushtimit dhe korektësise në punë, i respektuar nga të gjithë.U prehsh në paqe profesori ynë, profesor i vlerave të larta profesionale dhe njerëzore”, shkruan Memaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat