Liroi të dyshuarin për pedofili/ Gjyqtarja merr qira nga LSI

Shqipëria

Liroi të dyshuarin për pedofili/ Gjyqtarja merr qira nga LSI

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:33
LSI

Gjyqtarja e Gjirokastrës Mirela Iliopullo Kore, e cila në Qershor të vitit 2018, liroi një mësues të  akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një nxënëseje 11-vjecare, prej një viti po hetohet nga Vettingu.

Ende nuk ka rezultate nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, mbi gjetjet e hetimit dhe për pasojë ende nuk është caktuar as seanca dëgjimore.

Emri i gjyqtares Iliopulli, bëri xhiro në mediat pas vendimit për mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje 11 vjeçare.

Prokurori Juljan Cafka, kërkoi masën “burg me afat”, pasi kishtë paraqitur në Gjykatë provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11 vjeçare ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht, vajza e tyre, nga mësuesi 63 vjecar M. D. përgjatë dy viteve.

Por, gjyqtarja Mirela Iliopulli,  Kore, ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit të dyshuar për pedofili, duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63 vjecari të qëndronte në burg.

Iliopulli dha masën detyrim paraqitje.

Në lidhje me pasurinë, gjyqtarja Iliopulli deklaron disa patundshmëri, si troje, kullota dhe zyra nga Gjirokastra, Dropulli dhe Saranda.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Mirela Iliopulli Kore.

Viti 2003

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 62 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna, 24 000 lekë.

Viti 2004

Bashkëshorti Jorgo Kore ka blerë truall 600 m2 me vlerë 200 000 lekë.

Bashkëshorti Jorgo Kore trull posedon truall 400 m2, në Sarandë me vlerë 200 000 lekë, përfituar si i pastrehë.

Bashkëshorti Jorgo Kore ka blerë autoveturë tip Benz, 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 800 424 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 180 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna në Doganë, 588 000 lekë.

Viti 2005

Bashkëshorti Jorgo Kore ka blerë autoveturë tip Benz Mercedez me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 784 692 lekë, orë shtesë, 96 350 lekë dhe shpërblim 2 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 14 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna në Doganë, 400 822 lekë dhe shpërblim 174 702 lekë.

Viti 2006

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 775 862 lekë, orë shtesë, 66 096 lekë dhe shpërblim 8 880 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 16 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna jashtë vendit, 2 500 euro.

Viti 2007

Zyrë 45 m2, në Gjirokastër në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë 18 000 euro.

Gjendje kesh -750 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 773 400 lekë dhe shpërblim 18 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 15 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna 40 000 lekë dhe 1 000 euro.

Detyrim ndaj një shoqërie. Shlyer 9 000 euro. Pa shlyer 3 600 euro.

Viti 2008

Zyrë 45 m2, në Gjirokastër në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë 18 000 euro.

Kursime kesh, 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 817 170 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 14 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna 40 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 30 000 lekë.

Të ardhura për të drejtën e shkollimit të fëmijës, 600 euro.

Detyrim ndaj një shoqërie. Shlyer 3 600 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 30 000 lekë.

Kursime, 800 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 887 194 lekë, shpërbli, 45 000 lekë dhe orët shtesë 102 228 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna 40 000 lekë.

Viti 2010

Pasuri, kullotë, 609 m2 në Gjirokastër blerë nga bashkëshorti, 63 336 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 002 053 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna 30 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 30 000 lekë.

Kursime, 700 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 967 746 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge 30 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna 40 000 lekë.

Kursime familjare 500 000 lekë.

Viti 2012

Banesë dy katëshe në Sarandë, fituar me trashëgimi nga bashkëshorti.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 021 296 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 30 000 lekë.

Kesh, 500 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 106 712 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 30 000 lekë.

Kesh, 600 000 lekë.

Viti 2014

Shesh ndërtimi 400 m2 në Sarandë dhe shesh ndërtimi në Komunën e Dropullit 456 m2 .

Kursime, 1 000 000 lekë.

Shuma e përgjithshme e kursimeve 3 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 402 530 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës dhënë LSI, 30 000 lekë.

Viti 2015

Kursime nga paga dhe qiraja, 900 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 304 095 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës dhënë LSI, 30 000 lekë.

Viti 2016

Llogari bankare me vlerë 15 000 08 euro.

Llogari rrjedhëse në gjendje overdraft pakësuar me 150 141 96 lekë.

Pakësuar llogaritë rrjedhëe me 42 280 30 lekë dhe 15 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 347 510 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 360 000 lekë.

Viti 2017

Pakësuar llogaritë rrjedhëse me 4, 40 euro dhe 18 dollarë.

Shtuar llogaritë rrjedhëse, me 566 928 06 lekë dhe 148 959 20 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 499 068 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 360 000 lekë.

Viti 2018

Pakësuar llogaritë rrjedhëse me 16 47 lekë dhe 18 dollarë.

Shtuar llogaritë rrjedhëse, me 71 133 80 lekë dhe 247 980 86 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 424 559 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës, 326 400 lekë.

Djali Mejvis Kore, deklaron dhuratë nga babai I tij, 100 % të kuotavce të kapitalit të shoqërisë KDF me vlerë 100 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat