Përgjimet e Antimafias italiane, Këlliçi-Veliajt: Fërkoje duart për Tahirin, një fat më i zi të pret

Shqipëria

Përgjimet e Antimafias italiane, Këlliçi-Veliajt: Fërkoje duart për Tahirin, një fat më i zi të pret

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:07
Belind Këlliçi

Partia Demokratike reagoi sërish sot për përgjimet e Antimafias italiane, ku dalin në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, tha se përgjimet e publikuara këto 48 orë në Ora News e zhveshin Veliaj nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e  nxjerrrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.

“Veliaj faktohet nga përgjimet si kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je i kapur mat Erjon, nuk ke ku shkon!”

Këlliçi ironizoi Veliajn se fërkonte duart kur i dolën përgjimet ish-ministrit Tahiri, por sipas tij një fat më i zi e pret.

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës. 

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat