“Shfrytëzojnë trupin për të marrë një post?” Zv. Ministrja e thotë troç: Kam parë shumë…

Shqipëria

“Shfrytëzojnë trupin për të marrë një post?” Zv. Ministrja e thotë troç: Kam parë shumë…

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:22
Ornela Çuçi

Ornela Çuçi, Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka qenë e ftuara e radhës në programin televiziv EXPULS, nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Zonja Çuçi, ndër të tjera u pyet edhe për faktin që, shpesh herë gratë në politikë akuzohen qe kryejnë favore të ndryshme për të marrë një post.

Zonja Çuçi me krenari tha se është shumë e lumtur që gjithçka e ka arritur me punë, dhe në dark fle e qetë. Më tej, gjatë vijimit të bisedës, ajo shtoi:

“Për mendimin tim, gruaja as duhet të burrërohet e as duhet të femërohet kur hyn në politikë, të përdor të qenurit femër për të arritur gjërat ne jetë. Unë nuk e konsideroj veten time, të ndryshme nga koleget e mia zëvendës minstra. Ne jemi individë të cilët punojmë për të arritur gjërat në jetë. I kemi arritur në mënyrat tona, duke punuar fort. Shumë të vlerësuar nga kryeministri Rama. A kë njerëz që e bëjnë? Po ka! Unë kam parë shumë, ndonjëherë unë e bëj më miqte e mi, dhe si eksperiment social këtë çështjen kur shkojmë në një lokal, rrimë jashtë edhe shohim se si vërdallosen njerëzit brënda, qoftë duke shfrytëzuar hiret e veta ndonjëherë. Por ka gjithkund, e gjithë kjo njihet sa vetë vota”- u shpreh Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat