Tentoi të përdhunonte 12-vjeçaren shqiptare, zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që dogji për së gjalli të miturën

Shqipëria

Tentoi të përdhunonte 12-vjeçaren shqiptare, zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që dogji për së gjalli të miturën

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:00
Zeneida Selimaj

Detaje të reja nxori në dritë emisioni “Tuneli” duke treguar se Zeneida Selimaj, aso kohe 12 vjeçe, doli nga shtëpia e saj, por u përball me përdhunuesin që e dogji të gjallë.

Kanë kaluar rreth 9 vite pas krimit makabër dhe u zbulua identiteti i autorit, fqinj i familjes, pasi doli rasti për një tjetër abuzim që kreu ndaj një të miture. Prokuroria e Pireut kërkoi që çështja të hetohet me detaje.

Si ndodhi ngjarja?

Ishte mëngjesi i së Premtes, 23 Shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre, e cila ndodhej në rrugën ‘Kallikratida’ për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes për në shkollë ndërsa 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori hyri në banesë dhe tentoi të përdhunonte vajzën e vogël. Ndonëse ishte e zhveshur nga beli e lart, vajza shpëtoi nga duart e tij dhe tentoi të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Por nuk arriti të shpëtonte pasi autori e kapi sërish, i vuri flakën dhe e dogji të gjallë.

Në ditët e para të incidentit, autoritetet e cilësuan si vetëvrasje. Më pas nisën të hetonin gjyshin, por e proceduan në gjendje të lirë. Avokatja e familjes, Gianna Panagopoulou, po bën një betejë të madhe ligjore për të zbuluar të vërtetën ndërsa dosja u rihap pas një kërkese drejtuar Prokurorisë së Pireut.

Ekzaminuesi mjekësor Socratis Tsantiris deklaroi se zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të “fshehur” provat e abuzimit seksual. Sidoqoftë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Të gjitha u zbuluan nga analizat mjeko-ligjore, ndërsa djegiet ishin kryesisht në pjesën e përparme të trupit të fëmijës dhe jo aq shumë në pjesën e pasme.

Dëshmitë e familjarëve

Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e familjes së vajzës fatkeqe, e cila u vra në mënyrë brutale, folën për emisionin ‘Tuneli’ duke zbuluar detaje rreth fqinjit të tyre.

“Sapo pashë foton e fqinjit tonë në televizion, të gjitha fotografitë më dolën para fytyre për atë që kishim vuajtur mbesa ime dhe unë. Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Është vrasje, e thashë që në fillim dhe e them tani. Unë kam bërë një betim për të gjetur vrasësin”, tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.

“Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur në shkallë. Ajo u dërgua me shenja jete në spital, por pas disa ditësh u largua nga kjo jetë.… Një fëmijë që u dogj… Ajo ishte një krijesë shumë e ëmbël”, theksoi një fqinj i familjes.

“Vajzën e vogël e kisha si fëmijën tim. Ajo ishte një krijesë e lumtur. Që prej incidentit, ne jemi të pikëlluar nga ngjarja”, tha pronarja e shtëpisë ku jeton familja e viktimës.

“Unë e kam të vështirë të dal nga shtëpia, sepse mbaj mend se çfarë ndodhi me fëmijën tonë. Kemi kaq shumë vite që po presim të mësojmë të vërtetën. Le të zbulojmë se kush e bëri këtë me vajzën tonë të vogël”, thanë prindërit e dëshpëruar.

Babai i vogëlushes fatkeqe përshkroi momentin tragjik kur e gjeti të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.

“Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ata i vunë zjarrin fëmijës tim. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ishte aksion i menduar me detaje. Nuk arrita të dëgjoja fjalët e saj të fundit.

Ne nuk kishim një shishe në shtëpi. Fqinji ynë e kishte në banesën e tij sepse ishte piktor. Unë pashë që duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhi urgjenca që mori fëmijën. Isha në gjendje shoku”, tha babai i viktimës.

Ndërsa nëna e saj tha: “Një muaj para ngjarjes, vajza ime më thoshte se fqinji e shikonte në mënyrë të çuditshme dhe thoshte se e trembte”.

Banorët në rrugën ‘Kallikratida’ në Pire janë dëshpëruar nga ngjarja. Me botimin e fotos së fqinjit të tyre pedofil, zgjohen kujtimet e vrasjes brutale të viktimën 12-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat