Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”

Shqipëria

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:36
Ilustrim

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës 15 Qershor 2020, në mesin e 118 subjekteve deklaruese, ka zgjedhur të hetojë edhe gjyqtarin e Fierit Alfred Konomi.

Ky i fundit të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Gjykatën e Faktit, Fier.

Ai ka kalura nëpër duar disa raste, që janë raportuar nga mediat në kuadrin e kronikës së zezë.

Në Shtator të vitit 2020, gjyqtari Alfredi Konomi, dha masën “Arrest me burg”, ndaj 47 vjecarit P.Dhana, grabitësit të 300 mijë lekëve në banesën e familjes Prifti në fshatin Pishë.

47 vjeçari hyri me forcë e sëpatë në dorë në banesën e pensionistëve Athina dhe Vangjes Prifti duke i marrë paratë që i kishin kursyer për të blerë drutë e dimrit.

Raste të tjera që janë gjykuar nga Konomi, është çështja e naftës Virgin, e cila u sorollat nga Tirana në Fier apo edhe çështja e laboratorit të drogës në Fier.

Alfred Konomi, punon dhe jeton në Fier, por pjesën më të madhe të patundshmërisë e ka në Vlorë, tek Uji i Ftohtë. Bëhet fjalë për troje.

Ai deklaron, truall, 2 060 m2 në godinën  ish shtëpisë së pushimit të punëtorëve në Vlorë, truall 2 140 m2 tek Uji i ftohtë, Vlorë, truall 7 000 m2 tek uji i ftohtë Vlorë, dhe truall 3 859 m2 tek Uji I ftohtë, Vlorë.  Të gjitha këto prona, ku zotëron, 4.76 përqind,  thotë se i ka trashëgimi nga babai.

Patundshmëri ai deklaron dhe një apartament  banimi 60 m2 ndërtuar para vitit 1990.

Më poshtë po sjellim pasurinë deklaruar nga gjyqtari Alfred Konomia.

Viti 2003

Ap banimi 60 m2 ndërtuar para vitit 1990. Zotëron 50 përqind.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 640 449 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga ISKSH, Fier, 389 240 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 811 411 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga ISKSH, Fier, 396 000 lekë.

Viti 2005

Shtesë në depozitë me 6 88 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 924 526 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga ISKSH, Fier, 515 620 lekë.

Viti 2006

Pkësim në depozitën e kursimit, me 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 859 881 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga ISKSH, Fier, 546 944 lekë.

Viti 2007

Shtesë në depozitë me 35 026 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 858 868 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga ISKSH, Fier, 420 657  lekë.

Viti 2008

Shtesë në depozitë me 19 600  lekë.

Truall, 2 060 m2 në godinën  ish shtëpisë së pushimit të punëtorëve në Vlorë, Trashëgimi nga babai,

Truall 2 140 m2 tek Uji I ftohtë, Vlorë. Trashëgimi nga babai.

Truall 3 859 m2 tek Uji I ftohtë, Vlorë. Trashëgimi nga babai. Tek të gjithë këto prona zotëron, 4.76 përqind.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 878 744 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 618 065 lekë.

Kursime të subjektit deklarues, 16 076 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 550 775 lekë.

Viti 2009

Depozitë shtuar me interesat, 22 935 lekë.

Depozitë e bashkëshortes, 204 536 lekë.

Blerë autoveturë me vlerë 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 093 003 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 674 720 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 18 695 lekë.

Viti 2010

Depozitë shtuar me interesat, 28 392 lekë.

Depozitë e bashkëshortes, 11 863  lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 043 082 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 580 153 lekë.

Kursime të subjektit deklarues, 18 709  lekë.

Kursime të bashkëshortes, 58 657 lekë.

Viti 2011

Depozitë shtuar me interesat, 24 700 lekë.

Depozitë e bashkëshortes shtuar me interesat, 26 585  lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 085 362 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 581 829 lekë.

Viti 2012

Depozitë shtuar me interesat, 26 590 lekë.

Depozitë e bashkëshortes shtuar me interesat, 11 359  lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 119 251  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 629 275 lekë.

Viti 2013

Depozitë shtuar me interesat, 24 855 lekë.

Depozitë e bashkëshortes shtuar me interesat, 8 430 lekë.

Depozitë e bashkëshortes, pakësuar me 60 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 131 744 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 623 884 lekë.

Viti 2014

Truall 7 000 m2 tek uji I ftohtë Vlorë. Trashëgimi nga babai, 4.76 përqind.

Depozitë shtuar me interesat, 14 615 lekë.

Depozitë e bashkëshortes shtuar me interesat, 6 088 lekë.

Tërheqje nga depozita e bashkëshortes, 37 700 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 399 552 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 634 125 lekë.

Viti 2015

Pakësuar depozita e subjektit deklarues me 150 000 lekë.

Depozitë e bashkëshortes shtuar me interesat, 130 58 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 399 011 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 616 666 lekë.

Overdraft me limit 100 000 lekë.

Viti 2016

Pakësuar pasuria truall  1182,54 m2 në bashkëpronësi 1/21 pjesë, në Vlorë, me anë të kontratës së dhurimit.

Pakësuar pasuria truall  2676.96 m2 në bashkëpronësi 1/21 pjesë, në Vlorë, me anë të kontratës së dhurimit.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 442 824 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 624 288 lekë.

Overdraft me limit 100 000 lekë.

Viti 2017

Shtesë në depozitën bankare me 2 103 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 428 162 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 643 057 lekë.

Overdraft me limit 100 000 lekë.

Kartë krediti 200 000 lekë.

Tërheqje nga depozita e bashkëshortes, 30 000 lekë.

Kartë krediti e bashkëshortes, 54 000 lekë.

Viti 2018

Shtesë në depozitën bankare me 918 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 444 556 lekë.

Overdraft me limit 100 000 lekë. Pa shlyer 88 249 lekë.

Kartë krediti 200 000 lekë. Pa shlyer 68 163 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor, Fier, 703 140 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat