Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA

Shqipëria

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:22
Gjykata e Fierit

Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemin e drejtësisë me me mijëra euro në llogari bankare dhe automjet të shtrenjtë.

Ajo ka deklaruar një llogari bankare me 60 000 euro, të ardhura nga qiraja e një magazine, 1 500 euro dhe një makinë me vlerë 13 500 euro, të cilët thotë se kishte në përdorim.

Pas është bërë gjyqtare, fillimisht në Tiranë dhe më pas në Fier, në vitin 2014 ka blerë një apartament  66 metër katror dhe me verandë, 34.56 metër katror që ka kushtuar 55 000 euro.

Gjyqtarja deklaron se për të blerë apartamentin, në vitin 2014, ka marrë një kredi me vlerë 5 640 000 lekë dhe që sipas kontratës me bankën përfundonte në vitin 2034.

Në fakt kjo kredi është paguar për dy vite. Sipas gjyqtares Ejona Lazellari, kredia është paguar me paratë e babait, i cili rezulton të ketë ndryshuar dy herë emrin.

Është vetë gjyqtarja e cila e deklaron këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, e cila thotë se babai i saj e ka ndryshuar emrin nga Guri në Vasil dhe më pas nga Vasil në Guri.

Burimet e të ardhurave gjyqtarja i ka nga paga e saj dhe e bashkëjetuesit, gjyqtar në Vlorë, Laurent Fuçia, një emër i njohur ky për media, pasi më herët është denoncuar nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit.

Gjyqtarja Ejona Lazellari rezulton të ketë shqyrtuar çështje rutinë, , ndryshe nga aspekti i pasurisë, i cili pëson ndryshime, madje deri me hapjen e një llogarie bankare në Amerikë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Ejona Lazellari.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Të ardhura nga qiraja e një magazine në Tiranë, 1 500 euro.

E drejta për përdorimin e makinë Golf 5, me vlerë 13 500 euro.

Gjendje, 60 000 euro.

Bursë nga shkolla e Magjistraturës, 42 500 lekë.

Shpenzime për qiranë e ap, 25 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 67 000 lekë.

Viti 2014

Blerë ap 66 m2 dhe verandë, 34.56 m2, me vlerë 55 000 euro.

Tërhequr nga llogaria bankare 8 346 euro dhe 7 000 dollarë.

Gjendje në llogarinë bankare, 8 346 lekë dhe 54 320 lekë.

Derdhur në llogarinë bankare ku autorizohet tërheqja nga babai, 1 600 dollarë.

Revokim kontratë qiraje me 1500 euro në muaj.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë,  992 286 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 913 620 lekë.

Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë. Pa shlyer 5 522 385 45 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortit, 28 631 11 lekë dhe  2 677 61 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogarinë bankare, 54 320 00 lekë dhe 400 197 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier,  979 108  lekë.

Të ardhura të Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 990 523 65  lekë.

Të ardhura nga bashkëjetuesit shkolla e magjistraturës si autore në rezvistën jeta juridike, 37 400 lekë.

Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë. Pa shlyer 5 640 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëjetuesit , 2 677 61 lekë dhe  530 01 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga shitja e makinës, 1000 euro.

Viti 2016

Gjendje në llogarinë bankare, 400 197 00 lekë dhe 52 962 85 lekë.

Tërhequr 2 2000 dollarë për llogari të babait.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier  1 034 550  lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 992 166  lekë.

Të ardhura për shpenzime në një trajim nga Euralius, 10 994 85 lekë.

Të ardhura për shpenzime në një trajim nga Euralius, për bashkëjetuesin , 8 782 05 lekë.

Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë.  Shlyer me të ardhurat nga babai.

Bashkëjetuesit  ka blerë Benz Mercedez, 400 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëjetuesit ,7 lekë dhe  530  lekë.

Viti 2017

Gjendje në llogarinë bankare, 34 537 85 lekë dhe 52 962 85 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier,  1 042 610   lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 1 002 163  lekë.

Viti 2018

Gjendje në llogarinë bankare, 34 537 85 lekë dhe 1 698 85 lekë.

Llogari bankare në Amerikë 100 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier,  1 032 078   lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit  Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 1 025 205 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëjetuesit , 70 30 lekë dhe 469 15 lekë.

Bashkëjetuesi  ka përfituar nga trashëgimia 1/6 e një ap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat