Rruga i mori një pjesë të shtëpisë, banorja: Bashkia të më strehojë, më rrezikohet jeta

Shqipëria

Rruga i mori një pjesë të shtëpisë, banorja: Bashkia të më strehojë, më rrezikohet jeta

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:41
Mimoza Korra

Kjo është Mimoza Korra, 51 vjeçe e cila prej 22 vitesh jeton në një shtëpi private në rrugën “Sadik Petrela”.

Punimet për zgjerimin e  rrugëve kanë prekur një pjesë të shtëpisë së saj.

Pas portës kryesore, radhën e ka tualeti i shtëpisë.

“Do bëhet rrugë makine, do më heqin banjon për trotuar, nuk jetohet më.”

Thotë se me ndërtimin e  rrugës afër shtëpisë i rrezikohet edhe jeta.

“Nga dera e shtëpisë del direkt në rrugë.”

51-vjeçarja thotë se shtëpia e saj tashmë nuk është funksionale ndaj kërkon një banesë të re.

“Të më japë bashkia një shtëpi dhe ti liroj këtë që kam.”

Kjo situatë në të cilën ndodhet 51-vjeçarja ka afro katër muaj duke ja vështirësuar jetesën.

Ajo i kërkon bashkisë Tirana ta shohë rastin me përparësi pasi e vetme nuk mundet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat