Dimri kalohet me batanije, qytetarët në Elbasan: Energjia dhe drutë, të papërballueshme

Shqipëria

Dimri kalohet me batanije, qytetarët në Elbasan: Energjia dhe drutë, të papërballueshme

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:00
Elbasan

Qytetarët e Elbasanit po përballen me vështirësi financiare për sigurimin e ngrohjes në këto ditë të ftohta.

Energjia elektrike është  mjaft e shtrenjtë e po ashtu dhe ngrohja me dru është bërë e papërballueshme për buxhetin e tyre.

“Çmimi shumë i lartë, 50 mijë lekë një metër kub.”

“Shumë vështirë po çfarë të bëjmë, të vrasim veten?””

Ngrohja me gaz është ndër alternativat më të përballueshmet për qytetarët.

“Kam marrë një bombol me rezistencë.”

Për të kursyer shpesh detyrohen të ngrohen me batanije.

“Mbulojmë më tepër këmbët me batanije. I ndezim dy orë në darkë dhe dy orë në mëngjes, kaq.”

Këtë vit në Elbasan 1 metër kub dru kushton 5000 lekë, ndësa kjo shifër është shumë e lartë për xhepin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat