Rindërtimi i shkollave pas tërmetit- BE do të investojë për 58 objekte shkollore

Shqipëria

Rindërtimi i shkollave pas tërmetit- BE do të investojë për 58 objekte shkollore

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

58 objekte shkollore pritet të rikonstruktohen pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

  Bashkimi Europian, Sipas Ministrisë së Arsimit,  pritet të financojë në riparimin, rindërtimin dhe mobilimin e shkollave  në 11 bashki të vendit. Rimëkëmbja e institucioneve arsimore pritet të bëhët  përmes programi “EU4Schools”që do të zbatohet nga  PNUD në Shqipëri .

Synimi i Programit  ‘EU4Schools’ është për ndërhyrje në një numër të lartë shkollash, të cilat pritet të kenë  një infrastrukturë të re, moderne dhe të përshtatshme për nxënësit dhe stafin mësimor. Ky program siguron laboratorë të rinj, ambiente sportive, palestra, biblioteka sipas standardeve europiane me  siguri të lartë, efikasitet energjie, mbrojte të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit.

Vetëm pak ditë më parë,  Ministrja e Arsimit Evis Kushi reagoi lidhur me këtë investim duke thënë se këto objekte pas ndërhyrjes do të përshtaten edhe me situatën e re të krijuar nga COVID19 përmes  masave të reja për përmirësimin e higjienës në përputhje me standardet e BE. Në shkollat e reja janë futur dhoma mjekësore dhe psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat