Drejt krijimit të polit të tretë, Aleanca Kuq e Zi apel 20 partive: Sfidojmë sistemin me 140 kandidatë

Shqipëria

Drejt krijimit të polit të tretë, Aleanca Kuq e Zi apel 20 partive: Sfidojmë sistemin me 140 kandidatë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, partia Aleanca Kuq e Zi u bën thirrje partive te vogla të bashkohen në një pol të vetëm për të sfiduar të mëdhenjtë PS-PD-LSI.

Kryetarja e kësaj force politike, Lumturi Ratkoceri, në një konferencë për shtyp, ka propozuar me një marrëveshje të noterizuar, që 20 parti politike, të dalin me 140 kandidatë në 25 prill.

Kjo sipas saj, është e vetmja rrugë që do të siguronte deputetë në parlament, pse jo dhe fitoren.

Ajo ka listuar gjithashtu edhe partitë, ku shihet se nuk ka një ndarje ku përjashtohen të majtët, të djathtët apo partitë e qendrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat