Përfshirja e Ramës dhe Veliajt/ Përgjimet e ‘Ndragheta-s’ nuk e bindin SPAK për të nisur hetimet

Shqipëria

Përfshirja e Ramës dhe Veliajt/ Përgjimet e ‘Ndragheta-s’ nuk e bindin SPAK për të nisur hetimet

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:55
Foto Ilustrim

SPAK ka nisur verifikimet në lidhje me përgjimet e Ndragehta-s që janë publikuar së fundmi në mediat italiane dhe shqiptare. Sipas burimeve nga Prokuroria e Posaçme, pritet që të vijnë informacionet nga homologet italian dhe nëse ka elementë të veprës penale atëherë organi i akuzës shqiptarë do të nis hetimin.

Pas gati një jave kur kanë dalë ne mediat shqiptare dhe italiane përgjimet e Ndragehtas, Prokuroria e Posaçme SPAK nuk ka nisur asnjë hetim.

Sipas burimeve mësohet se nga hëna do të komunikojë me autoritetet italiane para se të nis një verifikim apo hetim për përgjimet italiane. Në këto të fundi implikohen zyrtarë shqiptarë për afera në tenderë dhe leje ndërtimi.

Pas të dhënave që do të merren në rrugë zyrtare dhe vlerësimit të tyre do të merret një vendim që lidhet me nisjen ose jo të një procedimi penal edhe në vendin tonë. Kështu që pas verifikimeve të informacioneve që do të mbërrijnë nga Italia SPAK do të shoh nëse ka elementë të veprës penale dhe më pas  do nis hetimet.

Një hetim i Prokurorisë së Katanzaros në Itali, zbërtheu planet e organizatës italiane të Ndragehtës për të investuar në Shqipëri, për të cilën shprehen se korrupsioni është galopant.

Nëpërmjet një personazhi të identifikuar si Nik, të hetuarit në Itali, një pjesë e të cilëve edhe zyrtarë, marrin informacion dhe garanci për mënyrën se si do të fitohen tenderët për ndërtime, apo edhe investime në sektorin e shëndetësisë.

Këto përgjime tregojnë se bosët e mafias italiane, kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri në sektorët kyç të ekonomisë, ose thënë ndryshe, aty ku mund të pastrojnë më lehtë paratë.

Sipas përgjimeve, rezulton të bëhen marrëveshje për ndarjen e fitimeve dhe numrin e tenderëve të hapur, apo kur do të hapem tender të rinj. 

Por ajo që duket shqetësuese, është fakti se mafia italiane ka bindjen se politikanët shqiptarët dhe ministrat janë lehtësisht të korruptuar, duke u krijuar më pas mundësi bosëve të Ndranghetas për të investuar paratë e fituara në rrugë të jashtëligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat