Vasili: 833 raste me COVID, këmbanë alarmi

Shqipëria

Vasili: 833 raste me COVID, këmbanë alarmi

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:14
Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me situatën tejet shqetësuese të paraqitur ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi rritje të numrit të personave të infektuar nga koronavirusi.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili i bën apel qeverisë që të lërë propagandën, që vret, por t’i shtrohet punës.

 “COVID përpara, qeveria pas dhe trasta e vaksinave në mes!

833 raste te reja te infektuara me COVID eshte kembane shume serioze alarmi.

Pritej nje qendrim publik pas nje analize profesionale te ketyre shifrave tejet  preokupante dhe ku Komiteti i Eksperteve te shprehej e te merrte pergjegjesite qe i takojne.

Komiteti i Esperteve nuk mundet te vazhdoje më te sillet si dispeceri e qarkullimit rrugor, qe jep vetem oraret e hapjes dhe mbylljes se daljes ne rruge.

Mjerisht asnje qendrim i tille nuk u mbajt.

Shqiptaret kane parë qindra minuta televizive me Edi Ramen ne balle ne keto jave, kur vetem nje traste vaksina po aplikohen me hapin e breshkes vetem per te mbajtur gjalle propaganden e rilindjes.

Çdo profesionist i mjeksise e kupton me se miri qe situata eshte e rende, ndersa propaganda e peshtire kalon çdo kufi neverie.

Ne mungese te mbulimit me vaksina gje eshte qartesisht e larget duhet ridimensionuar gjithshka.

Sasia e Testimeve qe ndryshojne nga dita ne dite duhet te marre fund si mashtrim ne dem te shendetit te njerezve.

Gjurmimi dhe trajtimi duhen rishikuar e plotesuar gjeresisht sepse çalojne ne menyre kritike dhe fjalimet e Rames ne oborrin e QSU, jane çfaqje afrikane dhe jo pergjegjshmeri profesionale dhe shteterore.

Periudha stinore eshte nje rrezik i shtuar.

Covid perpara dhe qeveria pas  dhe nje traste vaksina ne mes,do te thote: mijra te infektuar te tjere, shume prej te cileve pa kujdes mjeksor dhe pa para’ per ta perballuar si dhe humbje jete te tjera te shenuara apo jo nga qeveria.

Qeveri lere propaganden, qe vret, po shtroju punes!!”, shprehet Vasili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat