Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur, ikën shoferi

Shqipëria

Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur, ikën shoferi

Më: 24 janar 2021 Në ora: 22:21
Ilustrim

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.

Pranë fshatit Buçimas, një makinë ka përplasur një person që po ecte anash rrugës.

Fatkeqësisht mësohet se këmbësori ka humbur jetën.

Ndërkaq, shoferi ka vendosur që të arratiset duke lënë në vendin e ngjarjes viktimën.

Policia ka nisur hetimet për të kapur shoferin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat