Hajdari në krah të Ballës flet për lidhjet e qeverisë me Ndraghetën: Harrojeni integrimin!

Shqipëria

Hajdari në krah të Ballës flet për lidhjet e qeverisë me Ndraghetën: Harrojeni integrimin!

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:31
Rudina Hajdari

Përgjimet e fundit të Antimafias  italiane të publikuara në Ora News ishin pjesë e diskutimeve edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit.

Çështja u ngrit me shqetësim nga bashkëkryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari, e cila kërkoi nga SPAK hetim deri në fund të kësaj çështje.

Hajdari: Procesi i integrimit europian i Shqipërisë ka bërë hapa pas. SPAK duhet të ketë në vëmendje përgjimet e fundit që kanë dalë në pah, që tregojnë një aferë të shëmtuar korruptive që ka të bëjë me implikimin e anëtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiet më serioze dhe të rrezikshme, Ndragheta, ku përflitet për shumë persona të cilët janë të implikuar në ryshfetet që kanë marrë. Fakti që vazhdohet të ecet në këtë lloj mënyrë, qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive, dhe këto konsiderohen sikur bëhen për shkak të fushatës është e padrejtë. Ka shumë njerëz të implikuar që u japin përparësi këtyre njerëzve në vendin tonë për të grabitur burime natyrore dhe koncesionet që u jepen këtyre organizatave kriminale. E gjithë kjo do ta kushtojë shumë në ecurinë e procesit të integrimit. Këto përgjime tregojnë se jemi shumë pas në këtë proces. Por shqiptarët kanë shumë shpresa në një drejtësi të re, funksionimin e SPAK për të marrë këto çështje dhe çuar deri në fund, për të ndëshkuar personat e përfshirë. Pa ndëshkimin e tyre do të ushqejmë këtë mentalitet të mbrapshtë dhe të harroni se procesi i integrimit mund të ecë përpara. Përgjimet e fundit janë shumë të rënda.Këto afera i japin Shqipërisë një damkë për lidhjen me krimin e organizuar i cili është veshur me pushtet.

Nga ana tjetër Hajdari ngriti edhe shqetësimin se krimi i organizuar mund të ndikojë në procesin e 25 prillit dhe të deformojë votën e qytetarëve.

Ajo tha se do ta ngrejë këtë problem edhe në takimin me ODIHR dhe se do të kërkojë monitorim të ndërkombëtarëve në qarqet problematike të vendit, mes tyre edhe Elbasani ku ajo garon për deputete.

Hajdari: Unë vij nga një vend problematik si është Elbasani përsa i përket krimit të organizuar dhe njerëzit duan rezultate nga kjo drejtësi e re dhe presin me padurim që kjo çështje të merret përsipër dhe kushdo që është i implikuar të marrë ndëshkimin e duhur. Nëse nuk ka ndëshkime dhe procese hetimore të drejta kam frikë që krimi i organizuar do të kapë procesin e zgjedhjeve dhe do të jetë terreni shumë i vështirë në rrethe dhe qarqet ku krimi i organizuar është problem si Elbasani, Durrësi, Shkodra.  Kjo që them nuk ka të bëjë me fushatën por është një thirrje apeluese. Nuk ka asnjë justifikim që personat e dalë në përgjime të mos hetohen. Edhe gjatë takimit me ODIHR do ta ngre këtë problem, do të kërkoj monitorim të plotë në qarqet problematike në mënyrë që krimi i organizuar të mos deformojë vullnetin e njerëzve në zgjedhjeve.

Ndërsa Taulant Balla u bëri thirrje partive politike që do garojnë në zgjedhje të angazhohen për një proces të ndershmëm dhe të pranojnë rezultatin e dalë nga 25 prilli.

Balla: Reforma në drejtësi do të mbetet prioritet i mazhorancës sonë. Edhe reforma zgjedhore gjithashtu nuk duhet të qnëdrojë jashtë vëmendjes në këtë raportim. Mazhoranca i qëndroi strikt marrëveshjes së 5 qershorit. I gjithë kuadri ligjor për garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara është i plotë dhe përfitoj nga kjo fjalë sot që të gjithë partitë politike që do të regjistrohen dhe marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm të respektojnë standardet në këto zgjedhje por padyshim të gjithë forcat politike të pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Edhe në 2017 rezultati u gjithëpranua kur u shpall si i tillë nga KQZ por pastaj një pjesë e forcave politike u kujtuan për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.Në një moment historik në të cilin ndodhet vendi, Kuvendi vazhdon të ruajë rolin që i takon, atë të kontrolluesit dhe monitoruesit të institucioneve të tjera. Besoj që procesi i 25 prillit do të jetë një një proces që do të legjitimojë në Kuvend dhe partitë e reja të krijuara. Do të vazhdojmë të qëndrojnë në krye të punës së qeverisë dhe Kuvendit për çështjet që lidhen me zbatimin e prioriteteve. Edhe pse po hyjmë në kohën e fushatës zgjedhore, sugjerimi im është që puna e Këshillit Kombëtar nuk duhet të afektohet aspak nga zgjedhjet, procesi i integrimit europian është procesi më i rëndësishëm për të cilin qytetarët na kanë dhënë besimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat