Burri e rrah gruan, xhelozoi për këngëtarin Sinan Hoxhën

Shqipëria

Burri e rrah gruan, xhelozoi për këngëtarin Sinan Hoxhën

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Liljana Bakalli tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht preteks sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht.

Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.

Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

Rrëfen se Saimiri u përpoq “t’ia kthente me të njëjtën monedhë”: “Po shihte Për’puthen dhe me tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra”.

Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer”

Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vjet e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin.

Më parë, 25-vjeçarja e ka denoncuar tre herë bashkëshortin por në të gjitha rastet, ka tërhequr denoncimin duke lejuar përsëritjen e dhunës në familje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat