Nuk ka qarkullim të gripit në Shqipëri! Simaku: Masat anti-COVID na mbrojtën

Shqipëria

Nuk ka qarkullim të gripit në Shqipëri! Simaku: Masat anti-COVID na mbrojtën

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:39
Artan Simaku

Megjithëse jemi në pikun e sezonit të gripit, deri më tani nuk kemi asnjë rast të tij në vendin onë. Ndryshe nga vitet e kaluara, epidemiologu Artan Simaku tregon se këtë vit mbizotërues është COVID.

“Rastet e testuara deri tani kanë rezultuar negative për grip dhe situata monitorihet ditë pas dite dhe javë pas jave. Nga ana shkencore kur mbizotëron qarkullimi intensiv i një virusi, viruset e tjera ose nuk qarkullojnë ose qarkullojnë në një nivel shumë të ulët. Aktualisht jemi në pandemi, edhe në shtetet që është evidentuar qarkullimi i gripit, rastet janë shumë të pakta”, u shpreh Artan Simaku.

Mbatja e maskës është një prej arsyeve që deri më tani nuk kemi qarkullim të gripit.

“Mbajtja e maskës të mbron edhe nga gripi sepse mënyra e transmetimit është e njëtë dhe masat janë identike. Pra mbatja e maskës, distancimi fizik dhe larja e shpeshtë e duarve të mbron dhe nga gripi. Janë të njëjta masa identike që vlejn edhe për gripin”-tha epidemiologu.

Sa i përket situatës se koronavirusit në vend, Simaku tregon se ende nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin e ri britanik të covid.

“Deri tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me këto variantet e reja apo të ashtuquajtura mutacione. Studimet që janë kryer në shtet ku ka qarkulluar lidhen me një agresivitet më të shtuar se sa shtamet normale qarkulluese”, tregoi Simaku.

Ndonëse kemi një rritje të lehtë të të infektuarve me koronavirus, ku shihet dhe një prekje e moshave të reja, situata paraqitet e qendrueshme, por sërish duhet vijuar me respektimin e masave anti-COVID. Kjo thotë Simaku, vlen dhe për ata që tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat