Dashamir Tahiri hap fushatën: Askush nuk do të bëjë qeverinë pa ne

Shqipëria

Dashamir Tahiri hap fushatën: Askush nuk do të bëjë qeverinë pa ne

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:55
Dashamir Tahiri

Dashamir Tahiri nga partia Bindja Demokratike këtë të hënë ka hapur dhe fushatën elektorale në Vlorë.

Ish deputeti është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit ato do të jenë në aleancë me 3 parti të djathta dhe  i pari i listës në qytetin e Vlorës është ai.

Ndër të tjera Tahiri është shprehur se në këto zgjedhje askush nuk do të mund që të krijojë qeverinë pa ato.

“Sot çelim zyrtarisht fushatën dhe është një kënaqësi që ajo starton  me të rinjtë sepse rinia është e ardhmja dhe motori i vendit. Ju bëj me dije sot se jemi në një aleancë me 3 parti të djathta dhe i pari i listës do jem un në Vlorë.Kemi bërë dhe 2 fushata ku kemi fituar dhe do fitojmë sepse jemi në drejtimin e duhur ,një gjë është të jesh deputet dhe një gjë tjetër është të jesh deputet i popullit .

Të dy partit e mëdha nuk e formojnë dot qeverinë dhe kanë nevojë për ne .Siç e dini mirë unë hyj te deputet që nuk e ka frikën apo ti nënshtrohet kryetarit.Të gjitha forcat politike përveç të tjerave kanë diçka të përbashkët,importojnë deputetë dhe i takoni vetëm për fushatë ndërsa më pas nuk përgjigjen më madje s’keni as ku ti gjeni ndërsa unë dhe emrat e tjerë të forcës tonë politike ,jemi këtu,jetojmë këtu dhe në çdo kohë i përgjigjemi kujtdo.Miq forca jonë politike nuk do të ketë kryetar por do të ketë një deputet për popullin”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat