Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën, u kap me pistoletë pranë selisë së PS-së

Shqipëria

Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën, u kap me pistoletë pranë selisë së PS-së

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:30
Vladimir Gjuta

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 5 vite burg të Vladimir Gjutës.

Ky i fundit u kap pranë selisë së PS-së duke lëvizur me armë zjarri.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e ‘mbajtjes pa leje të armëve luftarake’ dhe për ‘mbajtje pa leje të armëve të ftohta’.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendim, u caktua në 27 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat