Banorët e Durrësit përplasen me kryetaren e Bashkisë: Na e sollët ujin 2 m në banesa…..

Shqipëria

Banorët e Durrësit përplasen me kryetaren e Bashkisë: Na e sollët ujin 2 m në banesa…..

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:04
Foto Ilustrim

Durrësi dhe zonat përreth tij janë zgjuar këtë mëngjes të përmbytura nga uji, që ka shkuar deri në 2 metra.

Pranë banorëve ka shkuar edhe kryetarja e bashkisë Durrës, ndërkohë që midis tyre siç shikohet edhe nga pamjet ka pasur një debat.

‘Na bëni hall. Ky nuk është ujë nga natyra. Ky është viti i dytë që përmbytemi. Kjo është e përmbytur nga dora e njeriut. Ne këtu na kanë vdekur njerëzit tanë 100 vjet, edhe ne do vdesim këtu, por nuk është përmbytur ndonjëhërë kjo lagje.

Këtu është dora e njeriut. Ne na kanë hyrë uji dy metra. Unë kam djalin në kat të dytë që s’ka dalë nga shtëpia,-thotë një banore gjatë debatit me kryetaren e bashkisë së Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat