A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

Shqipëria

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:46
Ardi Veliu

Në përgjimet e Anti-mafias italiane, që po trondisin piramidën e shtetit shqiptar, përpos ministrave dhe kryebashkiakut del edhe një nga shefat e rëndësishëm të policisë.  Gjatë përgjimit të një bisede në datë 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Bruto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessandro, zbulohet se si ata kanë joshur me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.

Gjatë bisedës, D’Alessandro shprehet se, “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime, falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“. Po kush është polici që ka përfituar ushqime me pako, djathë mocarela dhe “mish derri të zi”, gjithmonë nëse këto terma janë përdorur në kuptimin e tyre të parë?

Sipas disa kërkimeve të thjeshta që televizioni ABC ka bërë, si dhe nga vetë CV-ja e tij e botuar në faqen e Policisë së Shtetit, rezulton se bëhet fjalë për drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka mbajtur detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nga data 28 Mars e vitit 2017 deri në 5 Shkurt të vitit 2018.

Sipas dosjes së anti-mafias, përgjimi ku mësohet se si korruptohet shefi i policisë së Tiranës është kryer në 9 gusht të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat