Makina del nga rruga dhe futet në stacionin e urbanit në Tiranë

Shqipëria

Makina del nga rruga dhe futet në stacionin e urbanit në Tiranë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në stacionin e urbanit.

Deri më tani nga kjo përplasje raportohen vetëm dëme materiale.

Nga fotot e siguruara nga gazetarja e ABC Glidona Daci duken copat e xhamit që janë përhapur në të gjithë trotuarin.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që ky automjet të humbasë kontrollin duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve që presin autobusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat