Gruaja që ndihmoi terroristët/ Nis hetimi edhe në Shqipëri për Enkelejda Zacen

Shqipëria

Gruaja që ndihmoi terroristët/ Nis hetimi edhe në Shqipëri për Enkelejda Zacen

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:31
Ilustrim

Masakra terroriste e gati katër viteve më parë në Nisë të Francës, ku mbetën të vrarë 86 persona, është kthyer në objekt hetimi edhe në Shqipëri.

Një shtetase shqiptare, e moshës 47 vjeçare po i gjurmohen pasuritë sipas një kërkese që synon të gjurmojë pasuritë e saj dhe çdo veprim financiar të gruas që quhet Enkelejda Zace.

Burimet e prokurorisë pohojnë për Top Channel se akuza e aktivizua pas kërkesës së anit terrorit që dyshon se 47-vjeçarja, e cila ka edhe nënshtetësi franceze, mund të ketë pastruar para në vendlindje.

Gruaja fillimisht është verifikuar nga OFL një strukturë që u shpërbë në mbarim të mandatit 1-vjeçar dhe më pas gjetjet e kësaj strukture iu përcollën prokurorisë. Paralelisht me hetimet ndaj 47-vjeçares rezulton edhe një shkresë e Ambasadës Franceze me numër 226, ku përshkruhet informacioni se si Enkelejda Zace u ndalua në 17 korrik 2016, pra tre ditë pas sulmit terrorist nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori I masakrës që hyri me një kamion në mes të turmës dhe qëlloi me armë zjarri derisa më pas u vra nga policia.

Francezët pohojnë se Zace u akuzua për pjesëmarrje në grup terrorist, sipas kodit penal francez dhe mbajtje të armëve kategoria a dhe b, në lidhje me një aktivitet terrorist.

Në muajin shkurt të 2019 kjo shtetase rezulton të jetë liruar nën masën detyrim paraqitje. Por, për të siguruar detaje shtesë nëse francezët kanë shpallur apo jo një vendim fajësie, prokuroria i është drejtuar me një kërkesë departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare, megjithatë pala franceze ende nuk ka kthyer përgjigje.

Zace, së bashku me shtetasin shqiptar, Artan Henaj dyshohen se i shitën armë terroristit Francko Tunizian, i cili më pas e goditi Francën ditën e festës kombëtare të 14 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat