Bie në pranga i “forti” i Shkodrës

Shqipëria

Bie në pranga i “forti” i Shkodrës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:47
I “forti” i Shkodrës

Ka rënë në prangat e policisë i ”forti i Shkodrës”, Bledar Cafin 41-vjeç.

Ai është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat