Bisedimet Greqi-Turqi, eksperti flet për "paketën e plotë" që ndodhet në tavolinë

Shqipëria

Bisedimet Greqi-Turqi, eksperti flet për "paketën e plotë" që ndodhet në tavolinë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:29
Mehmet Ozturk

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme raundi i parë i bisedimeve greko-turke. Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmet Ozturk, kryeredaktor i "Anadolu Agency" në departamentin e lajmeve ndërkombëtare, analizon sfondin historik dhe rolin e Tiranës gjatë zhvillimit të këtyre bisedimeve. Ai sugjeroi se me gjithë divergjencat historike mes dy vende, është momenti që të dyja palët të ulen dhe do të vazhdojnë bisedimet, kështu që mund të negociojnë problemet midis tyre.

Intervista e plotë

Pas pesë vitesh konflikt, sot ka një takim në Turqi, çfarë do të thotë një gjë e tillë për marrëdhëniet greko-turke?

Është një gjë e mirë për të dyja palët, sepse kishim lënë pezull çështje të rëndësishme që nga viti 1985, që nga koha e kryeministrit dhe presidentit të atëhershëm Turgut Ozal, probleme që kishin të bënin me Detin Egje dhe me Qipron, si dhe probleme të tjera. Kështu që është një gjë e mirë për dyja palët, dy fqinjë prej shekujsh, që ulen së bashku dhe të fillojnë të zgjidhin problemet e tyre. Është një gjë e mirë jo vetëm për shtetet por edhe për popujt e këtyre vendeve. 

Çfarë pritet që të ndryshohet pas kësaj mbledhjeje për të dy palët?

Ky është një problem që ka mbetur i pazgjidhur në kohë, ka një sfond të gjatë historik dhe nuk është e lehtë që të zgjidhet. Turqia, siç e përmenda më sipër, gjatë vitit 1985 dhe më pas gjatë 1996 me kryeministrin e Mesut Yilmaz u përpoq që të zgjidhte çështjen, sepse përshkallëzoi në një konflikt ushtarak. Turqia donte të ulej në tavolinë, por Greqia donte që t’i tregonte BE-së se Turqia nuk dëshironte që ta zgjidhte çështjen, duke e çuar konfliktin në një rrugë pa krye.

Kjo krijoi një trysni të BE-së mbi Turqinë. Por tani, sërish nën ndikimin e BE-së po ulemi në tryezën e bisedimeve për qartësimin e konfliktit. Përpara se të themi se çfarë pritet nga këto bisedime, është e rëndësishme që të shpjegojmë përqasjen e të dyja palëve më parë.

Turqia kërkon që të vendosë një paketë të plotë në tavolinë dhe të negociojë të gjitha problemet në këto bisedime, por Greqia i ka kushtëzuar që në fillim këto bisedime dhe ata duan që të kenë një dialog të kufizuar më Turqinë. Ata mund të pretendojnë që Turqia nuk është gati për bisedime dhe mund t’i ndërpresin këto bisedime. Në fund, të dyja palët do të ulen dhe do të vazhdojnë bisedimet, kështu që mund të negociojnë problemet midis tyre. 

Z. Ozur, si komentohet kjo mbledhje në Turqi?

Turqia sigurisht që ka probleme të vjetra me Greqinë, jo vetëm për Qipron, por edhe në Mesdheun Lindor, kështu që populli turk shpreson që të rrethohet nga të tre detet: Deti i Zi në veri, Deti Egje dhe Deti Mesdhe në Lindje, dhe kështu që të zgjidhim këto probleme të vjetra. Jo vetëm problemet e Turqisë, por edhe Greqia do të kenë rezultate të frytshme për të dy palët. Sigurisht që ata duan që të zgjidhin çështjet e burimeve natyrore dhe çështjeve të tjera. Sepse këto çështje nuk mund të zgjidhen në mënyrë të njëanshme, por mund të zgjidhen në mënyrë të dyanshme kështu që po presim për rezultatin.

A është Tirana vendi ku ky dialog duhet të vazhdojë?

Po, patjetër, sepse çështja e Egjeut është një problem i madh. Kohët e fundit, Greqia ka aprovuar në parlamentin e saj për zgjerimin e Shelfit të saj kontinental në ishuj me 12 milje dhe kjo mund të ndikojë gjithashtu Shqipërinë, sepse çështja e ishujve ka një ndikim edhe për Shqipërinë. Disa probleme mund të lindin midis Shqipërisë dhe Greqisë, por në pjesën e detit Egje problemi qëndron në mbivendosjen e shelfit kontinental dhe të kufijve detarë të dy palëve. Ekzistojnë formacione gjeografike në formën e ishujve të paidentifikuar apo të shkëmbinjve, me mijëra në numër, dhe kjo duhet zgjidhur në mënyrë të dyanshme, sepse ky problem ka shkaktuar tensione ushtarake dhe mund të shkonin dhe në luftë. Por, kjo nuk është gjë e mirë dhe të dyja palët duhet që të ulen bashkë e të zgjidhin konfliktet për të mirën e tyre. 

Pozicioni i Turqisë është që të ulen të gjithë palët e interesuara bashkë në lidhje me çështjen e Mesdheut dhe këto probleme nuk mund të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. Bisedimet së bashku mund të zgjidhin problemet, duke kujtuar faktin se jemi fqinjë dhe jemi të dy anëtarë të NATO-s. Nuk është mirë për anëtarët e NATO-s që të kenë konflikte të tilla.

Tirana...?

Për sa i përket Tiranës është një pyetje e mirë, sepse Shqipëria është një fqinje e Greqisë dhe ka marrëdhënie të mira historike me Turqinë, kështu që është mirë që këto bisedime të vazhdojnë. Besoj që bisedimet e ardhshme do të zhvillohen në Greqi, por nuk është problem që këto bisedime të vazhdojnë në secilin nga të tria vendet: Turqi, Greqi apo në Shqipëri. E rëndësishme është që të kenë rezultat dhe të zgjidhin problemet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat