I shtruar prej disa ditësh, COVID-19 i merr jetën të riut nga Librazhdi

Shqipëria

I shtruar prej disa ditësh, COVID-19 i merr jetën të riut nga Librazhdi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:10
Olsi Skura

Mes 9 viktimave sot nga koronavirusi ishte edhe një i ri nga Librazhdi. Gazetari i ABC, Agim Blloshmi mëson se 29-vjeçari që ndërroi jetë është Olsi Skura nga fshati Pishkash.

Pas disa ditëve i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur në periudhën e pandemisë si COVID-2, zemra e të riut sot pushoi së rrahuri.

Viktimat që u shënuan sot janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja.

Ndërkohë që nga 1918 testime që u bënë në të gjithë vendin u zbuluan 538 raste të reja me koronavirus. 401 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat