Sociologu Gëzim Tushi rendit arsyet e plakjes së popullsisë shqiptare

Shqipëria

Sociologu Gëzim Tushi rendit arsyet e plakjes së popullsisë shqiptare

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:15
Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi tregon disa nga arsyet e numrit të ulët të lindjeve dhe tendencës së plakjes së popullsisë shqiptare.

Për Tushin arsyet kryesore të kësaj situatë janë rënia e numrit të martesave, shtimi i mono-familjeve, rritja e numrit të divorceve dhe arsye të tjera ekonomike.

“Ju përmendet emigracionin njërën prej tyre emigracionin. Sikurse dihet ata që emigrojnë janë pjesa e popullsisë vitale. Është mosha 25 deri në 45-vjeç. Ka edhe arsye të tjera sikurse është rënia e numrit të martesave, shtimi i mono-familjeve, rritja e numrit të divorceve, arsye të tjera ekonomike”, u shpreh Tushi.

Sipas tij, një faktor shumë i rëndësishëm është edhe modernizimi i jetës sociale.

“Një faktor shumë i rëndësishëm është modernizimi i jetës sociale. Sa më shumë rritet niveli kulturor dhe arsimor i popullsisë, bie numri i lindjeve”, tha sociologu.

Sociologu theksoi se për fat të keq popullsia shqiptare ka filluar të bëhet një popullsi me flokë të thinjur.

“Është një tendencë e dukshme e plakjes së popullsisë që do të thotë një prishje e raportit demografik midis popullsive në moshë të re dhe atyre në moshë të vjetër. Shoqëria shqiptare ka filluar të bëhet një popullsi me flokë të thinjura, të bardha”, u shpreh ai në Euronews Albania.

“Jemi një nga tre vendet që po plakemi më shpejtësi në Evropë”, përfundoi ai.

Gjatë vitit 2020, në vend u regjistruan rreth 27 mijë lindje.

Ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë, jo vetëm në këto 30 vite, por së paku që nga viti 1948.

Sakaq, vitin e kaluar humbën jetën 28,026 persona, ose rreth 6 mijë më shumë se viti i mëparshëm, duke shënuar një nivel rekord historik të lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat