Bora në Korçë, autoritetet i bëjnë thirrje shoferëve që të përdorin zinxhirë

Shqipëria

Bora në Korçë, autoritetet i bëjnë thirrje shoferëve që të përdorin zinxhirë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Dimri ka trokitur seriozisht tashmë në Shqipëri, duke ulur temperaturat dhe përkeqësuar motin.

Reshjet e shiut dhe të borës kanë vijuar edhe gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Në rrugën e Dardhës trashësia e borës arrin deri në 5-8 cm.

Mjetet borë pastruese po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjithashtu për shkak të motit të keq autoritetet vendase bëjnë thirrje shoferëve që nga km 7 deri tek i 13 të përdorin zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla.

Ndërsa në akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat