Meta kritika të forta: COVID-19 nuk ndalet me propagandë

Shqipëria

Meta kritika të forta: COVID-19 nuk ndalet me propagandë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:57
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku ka reaguar për situatën e koronavirusit ne vend.

Referuar të dhënave të publikuara në nga “Zëri i Amerikës”, sipas së cilave numri i të prekurve me koronavirus pas javës së dytë të dhjetorit është rritur, Meta shkruan se për një mirëmenaxhim të pandemisë duhet të ishte krijuar një plan i qartë për përmirësim të kushteve në spitale, ndërsa shton se koronavirusi nuk ndalet me propagandë.

Statusi i Plotë:

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat