Novosela “nën urdhrat” e Vjosës, banori: Tërë natën kemi bërë roje, vendos tullën në arë për të…

Shqipëria

Novosela “nën urdhrat” e Vjosës, banori: Tërë natën kemi bërë roje, vendos tullën në arë për të…

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:29
Foto

Prurjet e shumta për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kanë rritur në një nivel të frikshëm lumin Vjosë, e cila ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka.

Novosela është një ndër zonat më të prekura, ku prurjet e lumit kanë rrëmbyer hektarë të tëra. Njëri prej banorëve ka treguar se gjatë gjithë natës kanë bërë roje, duke matur shpeshherë nivelin e ujit.

“Të gjitha tokat i kam nën ujë. Tërë natën kemi bërë roje në Vlorë te tokat. Të gjitha më janë përmbytur, 1 hektar tokë nuk shikohet. Kam ardhur 10 herë dje, kam vënë edhe shenja në arë. Vendos një tullë, nëse ikën është në ardhje lumi. Tani po ikën dhe kjo është një gjë shumë shumë e mirë.

Nuk kanë bërë asnjë punim. Kanë bërë një argjinaturë në 2015 kur erdhi lumi i madh fare që falso është për mua. Vitet e fundit nuk është bërë asgjë. Toka mbillet njëherë, ndërsa unë e mbjell njëherë se gjatë dimrit është në ujë. Taksat i kërkojnë ata“, është shprehur banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat