Nisma Thurje kallëzon në SPAK kryebashkiakun Veliaj, Shabani: Kemi sjellë dylbi për të parë ujkun

Shqipëria

Nisma Thurje kallëzon në SPAK kryebashkiakun Veliaj, Shabani: Kemi sjellë dylbi për të parë ujkun

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:30
Endri Shabani

Nisma “Thurje” ka dorëzuar në pranë institucionit të SPAK-ut kallëzimin penal ndaj Erion Veliajt,  për përgjimet e antimafias italiane.

Përfaqësuesi i “Thurjes”, Endri Shabani ka thënë se kjo është dosja e fundit që denoncojnë, ndërkohë që në mënyrë figurative kishin marrë edhe një palë dylbi “për të parë ujkun”.

“Janë denoncuar në SPAK 100 zyrtarë. Sot në po sjellim dosjen e fundit, dosjen 1001, nuk sjellim më. Kemi sjellë Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, sepse besojmë që SPAK nuk do ti marrë gjithë ato para që janë hedhur për drejtësinë e re dhe të tregojë përralla. Ende sot nuk po merr fund situata e pandërshueshmërisë. Kjo është një thirrje e fundit për SPAK. I kemi sjellë këtu disa çështje dhe denoncime me fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK nuk ka nevojë për denoncime, sepse duhet ti nisë këto çështje.  Kur i kanë parë gazetarët, SPAK-u duhet t’i kishte parë me kohë. I  kemi sjellë një palë dylbi që të shikojë ujkun. Vërtetë ne po sjellim gjurmët, por SPAK-u e ka pasur ujkun para syve për të gjithë gradacelat që po ndërtohen”, ka thënë Shabani.

Përgjimet e Antimafias italiane të publikuara së fundi në Shqipëri duket se do të hetohen në një mënyrë krejt tjetër nga rasti i ngjashëm i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal menjëherë pas publikimit të lajmit dhe kërkoi dosjen nga pala italiane, ndërkohë që SPAK ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër.

Ky institucion ka vendosur të kërkojë materialet nga Italia dhe pasi ti marrë në dorëzim të vendosë se çfarë do të bëjë më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat