Ambasadori i OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit, të rëndësishme për demokracinë

Shqipëria

Ambasadori i OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit, të rëndësishme për demokracinë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:25
Vincenzo Del Monaco

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco tha se zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për demokracinë.

Gjatë fjalës së tij, në nisjen e trajnimit të punonjësve të policisë, të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij procesi, Vincenzo Del Monaco u shpreh se vërtet kriminalët zotërojnë shumë gjëra, por ata kanë frikë nga e vërteta.

Mes të tjerash, diplomati Vincenzo Del Monaco deklaroi se OSBE do të mbështesë institucionet shqiptarë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde ndërkombëtare.

“Kriminelet zotërojnë shumë gjëra, ata kanë armë, para dhe mund të shtiren si të fuqishëm, por ajo që i frikëson më shumë është e vërteta. Patjetër që e vërteta është diçka tjetër që ne e përkthejmë me rregullat në demokraci.

Prania ime këtu është pjesë e përgatitjes se një prej festimeve  më të rëndësishme të demokracisë, zgjedhjet, zgjedhjet e 25 prillit.

Si kreu i ri i prezencës së OSBE-së në Shqipëri jam i kënaqur të nxis mbështetjen që OSBE i ofron institucioneve shqiptarë për të organizuar zgjedhjet në përputhje me praktikat ndërkombëtare, ndërsa reflektojmë mbi rekomandimet e  OSBE ODIHR”, u shpreh ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat