Përmbyset kamioni i mallrave në Peqin Rrogozhinë

Shqipëria

Përmbyset kamioni i mallrave në Peqin Rrogozhinë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:38
Foto nga aksidenti

Një kamion mallrash është përmbysur në aksin Peqin Rrogozhinë.

Kamioni i cili vinte nga Korça me destinacion Beratin është përmbysur në një nga rrethrrotullimin e ByPas-it të Rrogozhinës.

Sipas informacioneve të mara në  vendngjarje aksidenti ka ndodhur pas mesnate ku si shkak mendohet të jetë shiu i dendur dhe mungesa e ndriçimit në këtë rrethrrotullim.

Si pasoj e këtij aksidenti ka pasur dëmtime kamioni ndërsa drejtuesi ka shpëtuar fatmirësisht.

Një natë më parë në rrethrrotullimin e bishtit të zhurit ndodhi një tjetër aksident ku një automjet për shkak të lagështirës dhe mungesës së ndriçimit u përplas në autoambulancë duke shkaktuar 6 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat