Kanabis, kallashnikov e armë gjahu: Policia bën kërdinë në Vlorë

Shqipëria

Kanabis, kallashnikov e armë gjahu: Policia bën kërdinë në Vlorë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar, dy janë vënë nën hetim, ndërsa një 54 vjeçar është shpallur në kërkim gjatë operacionit Tragjasi”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 53 kg kanabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta. Personi i shpallur në kërkim është T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon operacioni “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallur në kërkim.

Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat