Lidhjet e drejtësisë me politikën

Shqipëria

Lidhjet e drejtësisë me politikën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:52
Erind Rehovica

Erind Rehovica, prokuror në Prokurorinë e Fierit, prej më shumë se një viti, ndodhet në hetim nga Vettingu.

Ai ka hyrë në sistemin e Drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore për t’u emëruar më pas si prokuror në Vlorë dhe Fier. Prokurori Erind Rehovica nuk rezulton i lakuar në aspektin profesional, për ndonjë hetim të madh. Çështje që ai ka pasur në duar kanë qenë krime rutinë. Prokurori, Erind Rehovica, është vëllai i ish deputetit të Beratit Gledion Rehovica, i cili së fundmi ka braktisur LSI-në e Monika Kryemadhit për Partinë Socialiste.

Në vitin 2018, të njëjtit, iu hoq mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si deputet, pasi në formularin e dekriminalizimit kishte fshehur një dënim të drejtësisë italiane. Një vit më vonë, Gjykata e Tiranës, konfirmoi pushimin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsifikmit të formularëve, vilave dhe stampave.

Edhe prokurori Erind Rehovica, njësoj si vëllai i tij, politikan, ka emigruar në Itali. Madje bazën e të ardhurave e ka nga puna në Itali.
Megjithëse në formularët e deklarimit të pasurive, prokurori, Rehovica nuk është i qartë. Ai madje nuk deklaron as pagën e tij ndër vite.

Patundshmëri prokurori, Rehovica rezulton të ketë një apartament në Vlorë, blerë me të ardhurat nga emigrazioni në vlerën 34 800 euro.

Një sipërfaqe tokë 1 000 m2, me vlerë 4 000 000 lekë që kishte në Tiranë e ka shitur me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2015 deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një autoveturë Volsvagen me vlerë 700 000 lekë, ndërsa në vitin 2017, deklaron një banesë të rrënuar në Berat me vlerë 2 500 000 lekë. E ka blerë apo po e rikosntrukton nuk e sqaron, ndaj deklarimi i pasurisë ka paqartësi.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erind Rehovica.
 

Viti 2004
Tokë, 1000m2, në Tiranë me vlerë 4 000 000 lekë.
Ndërtim objekti i parregulluar me vlerë 200 000 lekë.
Gjendje kesh 60 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga në Itali, 30 000 euro.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Ap në Vlorë blerë me kursimet nga emigrimi në Itali, me vlerë 34 800 euro.
Llogari bankare 2 000 euro.
Llogari bankare 1 500 euro.
Kursime të bashkëshortes, 3 000 lekë.

Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Gjendje e llogarisë bankare 3 300 euro.
Të ardhura të subje
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 250 000 lekë.
Detyrim nga një shtetas kundrejt subjektit deklarues 18 000 euro.

Viti 2015
Autoveturë Volsvagen nga puna e bashkëshortes si notere, me vlerë 700 000 lekë.
Gjendje llogarie 648 euro dhe 76 654 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes 350 000 lekë.

Viti 2016
Autoveturë, Volsvagen, blerë me të ardhurat e bashkëshortes si notere, me vlerë 7 000 euro.
Llogari bankare për fëmijët, dhuratë nga gjyshërit, 500 euro dhe 2 624 euro.
Ap në vlorë blerë me kursimet si emigrant në Itali me vlerë, 34 800 euro.
Llogari kursimi 3 300 euro.
Gjendje kesh në shtëpi 1 500 000 lekë. Nga këto 500 000 lekë nga shitja e tokës në Tiranë dhe 1 000 000 nga kursimet e emigrimit në Itali.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 430 207 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes, në shumat, 920 682 31 lekë, 124 917 lekë dhe 4222 92 lekë.

Viti 2017
Një shtëpi të rrënuar në qytetin e Beratit, me vlerë 2 500 000 lekë. (nuk e sqaron se për çfarë e harxhuar këtë shumë, e ka blerë këtë banesën e rrënuar apo e ka rikonstruktuar). Më tej thotë, 1 200 000 lekë, nga llogaria bankare e bashkëshortes dhe 1 300 000 lekë, kesh të ndodhura në shtëpi.
Llogari bankare e bashkëshortes është zeruar për shkak të blerjes së banesës dhe nuk jep asnjë sqarim se për çfarë banese bëhet fjalë, për banesën e rrënuar apo një tjetër banesë. Po ai sqaron pagesa është bërë me dy këste. Njëherë janë dhënë 1 700 000 lekë dhe njëherë 800 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 128 397 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.

Viti 2018
Kesh në shtëpi 500 000 lekë.
LLogaria bankare e bashkëshortes, 402 334.65 lekë dhe pakësuar 1 044 82 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat